Metodat që shërojnë pezmatimin e gojës

0
Gjigandi

Të gjithëve na janë krijuar lëndime të tilla të paktën një herë në jetë, duke na shkaktuar shumë dhimbje.

Dhimbjet bëhen sidomos të padurueshme gjatë procesit të të ngrënit, dhe na detyrojnë të hamë me gojën gjysmë hapur ose me shumë vështirësi.

Ne ju rekomandojmë tri metoda, se si mund t’i qëndroni larg këtij fenomeni:

Shmangni ushqimet me përqindje të lartë sheqeri dhe aciditeti

Në momentin që e ndieni se po ju krijohet një plagë, ide e mirë do ishte të hiqnit dorë nga ushqimet që kanë një përqindje të lartë sheqeri dhe aciditeti. Këto lloj ushqimesh i irritojnë më shumë këto plagë, duke shkaktuar një ndjesi si djegie dhe zgjasin procesin e shërimit. Mbani mend se bakteret në gojën tuaj i kthejnë sheqernat në acide. Kjo është një nga arsyet e prishjes së dhëmbëve, por mund të çojë edhe në krijimin e plagëve në gojë.

RonaTyra

Gargare me ujë me kripë

Edhe pse kjo metodë nuk ju lë një shije shumë të këndshme në gojë, përsëri është shumë efikase. Kripa pastron dhe dehidraton plagën, duke e ndihmuar të shërohet, si dhe mpin dhimbjen përkohësisht. Fillimisht do jetë një procedurë e dhimbshme, por më pas do të kalojë. Zakonisht si masë merren një lugë e vogël me kripë në një filxhan çaji.

Gargare me sodë buke

Një alternativë tjetër nga ajo me ujë dhe kripë është kura me sodë buke. Soda e bukës është një alkalin, kështu që ajo ndihmon të neutralizojë acidin në gojë , i cili shërben si irritues për plagët. Soda ka njëkohësisht edhe efekt pastrues dhe qetësues. Zakonisht përdoret një lugë e vogël me sodë buke në një filxhan me ujë të ngrohtë. Kjo kurë bëhet disa herë në ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu