Një buzëqeshje e ndritshme jo vetëm që duket e mrekullueshme, por mund të përmirësojë gjithashtu edhe shanset për të gjetur një partner. Sipas një studimi të fundit nga Match, 71% të femrave thonë se gjëja që i tërheqë më së shumti tek meshkujt janë dhëmbët.
Kështu që, të kesh dhëmbë më të mirë dhe më të bardhë do të thotë se keni një shans më të madh për të gjetur një të dashur.
Këtu janë disa metoda të thjeshta për t’i bërë dhëmbët tuaj më të bardhë:
Soda e bukës
Soda e bukës mund të jetë një ndihmues shumë i madh. Ky kompleks kimik është një gërryes, që do të thotë se do të ndihmojë në heqjen e njollave në dhëmbë. Por, përdorimi i tepërt mund të jetë i dëmshëm, pasi që mund të dëmtojë smaltin tuaj, i cili do të bëjë që dhëmbët tuaj të errësohen.
Evitoni pijet energjike
Përveç se kafeja, çaji dhe vera shkaktojnë errësimin e dhëmbëve, qëndroni larg edhe nga pijet energjike. Acidi që ato përmbajnë mund të kenë efektet e njëjta të cilat shkatërrojnë dhëmbët tuaj. Ende dëshironi shumë që të pini pije energjike? Përdorni një pip sepse do t’i mbrojë dhëmbët tuaj.
Ndërroje brushën e dhëmbëve
Një buzëqeshje më e bardhë mund të jetë shumë e lehtë nëse e hidhni brushën e vjetër në shportën e mbeturinave. Sipas dentistëve, ju duhet që ta zëvendësoni brushën e dhëmbëve çdo tre muaj me një të re.
Laje gjuhën me brushë
Ta lash gjuhën me brushë kur i pastroni dhëmbët nuk do të thotë vetëm se do të keni një frymëmarrje më të freskët. Kjo mund të ndihmojë gjithashtu që të parandaloni prishjen e dhëmbëve. Gjuha akumulon baktere, të cilat përfundimisht do të çojnë në njolla të dhëmbëve. Përdorni një brushë të butë dhe bëni disa fërkime të gjata duke filluar në pjesën e prapme të gjuhës, shpërlajeni brushën më pas. Kjo do t’ju ndihmojë që t’i hiqni bakteret nga brusha pa e ri-depozituar atë në gjuhën tuaj.
Hani fruta dhe perime
Të hani fruta dhe perime është e mirë jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për dhëmbët. Hani arra, karota të papërpunuara, molla dhe lulelakër, sepse këto ndihmojnë që t’i mbani dhëmbët të pastër duke hequr njollat sipërfaqësore dhe pllakat të cilat çojnë në dëmtim të dhëmbëve.