Meta thirrje qytetarëve: Të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq në mbështetje të popullit ukrainas!

0
Meta thirrje qytetarëve: Të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq në mbështetje të popullit ukrainas!
Gjigandi

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu është drejtuar qytetarëve të Shqipërisë me një thirrje për të ndihmuar popullin ukrainas që po përballet me pushtuesin rus.

Meta shkruan se për shkak të luftimeve të ashpra, situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike dhe me përulësi iu bën thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas.

“Të dashur qytetarë,

Për shkak të luftimeve të ashpra, situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike.
Me përulësi ju bëj thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet, lagje e rrugë.

Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë.
Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj”,

RonaTyra

apelon Presidenti Meta.

Foto e publikuar ne rrjetet sociale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu