Meta takim me Mario Brunettin: Veterani antifashist, krenar për origjinën arbëreshe – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë përfaqësuesin e arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian, Mario Brunettin. Përmes një postimi në facebook, Meta e cilëson Brunettin si veteran antifashist, ndërsa ka nderuar luftëtarët italianë dhe arbëreshët antifashistë për luftën krah për krah partizanëve.
Statusi i plotë:

I lumtur të prisja sot mikun tim të vjetër arbëresh, Mario Brunetti, gazetarin, shkrimtarin, përfaqësuesin legjendar të arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian, dhe një nga studiuesit më të mëdhenj të veprës së Antonio Gramshit.
Në këtë jubile të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, si një veteran antifashist, krenar për origjinën e tij, ndamë me Mario Brunettin shumë ide lidhur me domosdoshmërinë e një vlerësimi serioz dhe historik të figurës së Antonio Gramshit.
Me këtë rast nderojmë edhe luftëtarët italianë e arbëreshë antifashistë, të cilët luftuan krah për krah me partizanët, këtu në Shqipëri, në Batalionin heroik që mbajti emrin e lavdishëm të Antonio Gramshit, si pjesë e Brigadës së Parë Sulmuese. Shumë prej tyre dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë dhe është detyrimi ynë të nderojmë jetën dhe veprën e tyre, në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Atdheut.
Po kështu diskutuam edhe për konkretizimin së shpejti të nismës “U’ jam Arbëresh”, ku roli i Mario Brunettit është shumë frymëzues.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu