Ashtu si e kishte paralajmëruar disa kohë më parë presidenti Ilir Meta e ka nisur manifestimin.
Deri më tani është parë që ka një numër të lartë pjesëmarrësish. Pak më parë Meta e ka marrë fjalën në këtë tubim të thirrur prej tij në mbrojtje të Kushtetutës.
Ai është shprehur kështu:
Presidenti i popullit kuq e zi ulet në gjunjë vetëm para popullit she flamurit kuq e zi. Para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze dhe kërkon t shkatërrojë sovranitetin e kushtetutës suaj. Neni 2 i kushtetutës që ju votuat në 98 thotë: Sovraniteti i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim, demokratik për të dëgjuar vendin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.
Më tej ai ka thënë se sot Shqipëria është e ndarë në dy botë antagoniste. E më pas ka shtuar:
Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme të PPP-ve. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat.
Pjesë e këtij tubimi janë bërë edhe të rinjtë. Në duar ata mbajnë pankarta ku shruhet se nuk duam të bëhen emigrantë.