Meta nuk shkarkohet!/ Raporti me 76 faqe i PS: Shkeljet të pamjaftueshme. Opozita kundër, braktis mbledhjen e Komisionit Hetimor

0
Gjigandi

Maxhoranca heq dorë nga shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.
Pjesë nga diskutimi
Ulsi Manja: Sot do të bëhet prezantimi i raportit. Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do të dorëzojë sot dhe në përfundim do u shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim përfundimtar. Nëse kemi dakordësi do të miratojmë një raport, nëse ka qëndrime të kundërta, do të shkojë në Kuvend një raport me dy qëndrime.
Halit Valteri: Drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.
Ndërkohë relatorja Klotilda Bushka u shpreh se gjatë hetimit “rezultuan disa shkelje, për zgjedhjet ashtu dhe për emërimet në GJK, këto shkelje, pasojat që kanë sjellë, janë shkelje që të marra në tërësi që nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar presidentin”.
“Një ndër shkeljet e Metës, është shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve. Me shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve është cënuar e drejta për të zgjedhur. Shkeljet e Presidentit, jo të mjaftueshme për shkarkim. Emërimet në GjK, si referim është marrë raporti i “Venecias”, tha ajo më tej.
Nga ana tjetër, opozita i cilësoi lojëra mes maxhorancës e Presidentit, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Metës.
Halit Valteri: Për atë që u ngrit komisioni për zhdekretimin e zgjedhjeve, opozita kërkon shkarkimin e Presidentit për shkelje të Kushtetutës. Për anëtaret e Kushtetueses dhe pazaret e Ramës dhe Metës nuk i futemi. Meqë Tikun e kemi pro presidentit, vazhdoni jepini drejtim. Te ikim, vazhdoni i jepini drejtim.

Komision Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, 17 Korrik 2020
Komision Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, 17 Korrik 2020
Publiée par Kuvendi i Shqipërisë sur Vendredi 17 juillet 2020

Vijon…

RonaTyra

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu