Meta nuk shkarkohet, Kume: Vendimi i Gjykatës prurje në ecurinë e shtetit dhe edhe tërheqje ndaj …

0
Meta nuk shkarkohet, Kume: Vendimi i Gjykatës prurje në ecurinë e shtetit dhe edhe tërheqje ndaj …
Gjigandi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Vendimi u mor mbrëmjen e djeshme (16 shkurt 2022).

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për Ora Neës, tha se procesi për shkarkimin e Presidentit  kishte ngarkesë shumë të madhe politike por shumë pak elementë juridik.

Ai tha se vendimi i Kushtetueses është një moment i rëndësishëm për mirëfunksionimin e shtetit ligjor.

Kristaq Kume:

RonaTyra

Ky proces kishte një ngarkesë shumë të madhe politike por shuam pak lëndë juridike. Kam theksuar se Gjykata Kushtetuese ndodhet para detyrës se  çfarë duhet dhe kur duhet që një veprim i Presidentit të përbëjë shkelje të rëndë të Kushtetutës. E vlerësoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese si një moment të rëndësishëm për mirëfunksionimin e shtetit ligjor.  Nuk e konsideroj  si një vendimmarrje e cila zgjidh një problem tjetër midis institucioneve. Ajo Gjykatë ka për detyrë t’i përcaktojë gjërat mirë, procedurat o zbatohet ose nuk zbatohet në kuptimin e ligjit.

Ndër të tjera ai tha se ky vendim është një prurje në ecurinë e shtetit ligjor por edhe një tërheqje e mirë ndaj mazhorancës.

Kristaq Kume:

Ky vendim i Gjykatës për mua është në të njëjtën kohë jo vetëm një prurje në ecurinë e shtetit ligjor por edhe një tërheqje e mirë ndaj mazhorancës për të mos keqpërdoru pushtetin dhe fuqinë që kanë  në funksion të interesave politik të tyre. Fuqinë ta përdornin në të mirë të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu