Meta: I kam thënë opozitës, mos paraqisni listë dëshirash! Jini të qartë për konsensus

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mesazhet që ka dhënë dhe ka për opozitën në një kohë që topi tashmë është fushën e tyre.

“Kam pasur një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, nuk mund të them asnjë gjë tjetër. Kjo ka qenë zyrtare, mesazhi im është, jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, që të kenë besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të besim te demokracia, që fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Në 2005 kam marrë pjesë, kam luftuar nga dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e propocionalit, por vetëm maxhoritar. Duhet të kemi besim te demokracia dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja.
U kam thënë bëni gjithçka për konsensus. Mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza, mos paraqisni listë dëshirash, qëndroni të baziket ku do keni përkrahjen e ndërkombëtarëve.
Qasja e re e zgjerimit pas atij francez e rrezikon jo vetëm përspektivën e shpejtë, por dhe këto arrtje që kemi deri tani, asgjë nuk është ‘for granted’, e sigurt”, këto ishin mesazhet që Meta ka për opozitën.
Meta tha se: “E kam thënë 8 qershori është datë e rëndësishme, dhe shpresoj të kemi marrëveshje për një lajm të mirë. Në dijeninë time opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore dhe kjo e bën të mundshëm konsensusin”, tha Meta.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu