Evis Kushi është dekretuar nga Meta si Ministrja e Re e Arsimit.
“Presidenti Meta dekreton brenda pak minutash Ministren e re te Arsimit, znj.Evis Kushi”
Evis Kushi u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministre e Arsimit, pas largimit të Besa Shahinit.
Vetë Evis Kushi e ka quajtur “provimin më të vështirë” propozimin e kryeministrit për ministre Arsimi.
“Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.