Disa ditë më parë, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputetja Mimi Kokdheli, duke marrë shkas nga abuzimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës 65 vjeç, reagoi ashpër ndaj mësuesve duke thënë se, “Sot zyshat tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lyesh edhe flokët, edhe sy, edhe buzë, edhe vetulla, edhe thonj, edhe fund edhe minifund…”
Mesa duket ky reagim ka nxitur indinjatën tek mësuesit që aktualisht janë duke ushtruar detyrën. Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte e ftuar mësuesja Alketa Ipeku. Gjatë fjalës së saj Ipeku tha se përse mësuesit nuk kanë të drejtë për t’u kujdesur për veten. Duke shtruar pyetjen se, “po vetë deputetja a nuk e gjen kohë për t’u kujdesur për veten e saj”.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Burimi: top-channel.tv