Ka nisur ceremonia ku do të hidhet shorti për rundin preliminar në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21.
Kampionët e katër shteteve të renditura ulët në renditjen e UEFA-s si nga Kosova, Irlanda Veriore, Andorra dhe San Marino do të bëjnë gara në këtë raund..
Dy ndeshjet e para përcaktojnë fatin e dy gjysmëfinaleve, derisa më pas do të luhet edhe finalja.
Ndonëse në disa vende ende nuk dihet kampioni apo skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, deri më 3 gusht është afati kur do të dërgohet lista me emrat e pjesëmarrësve.
Në gjysmëfinalen e parë do të përballen kampioni i San Marinos me kampionin e Irlandës së Veriut.