Ka nisur greva njëorëshe në të gjitha institucionet arsimore në vend.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Rrahman Jashari ka ndjekur nga afër rrjedhën e grevës në shkollën fillore të mesme
Rrahaman Jashari, kryetari i SBASHK-ut, ndoqi nga afër rrjedhën e grevës në shkollën fillore, “Asim Vokshi”, i cili tha se me muaj të tërë i kanë bërë kërkesa e shkresa Qeverisë për të mos ardhur deri tek greva, por që siç tha ai, ekzekutivi nuk i ka marrë parasysh.
“Ligjet nuk ndërrohen çdo ditë, po ashtu jemi duke kërkuar Ligjin për shërbime shëndetësore për arsye se COVID-19 dëshmoi se çfarë do të thotë mungesa e këtij ligji. Një ligj që e punon dikush tjetër ne nuk e pranojmë, ne duam një ligj për pozitën që meritojmë”,
tha ai.
Teksa ka shtuar se deklaratat e qeverisë se po iu dhimbsen nxënësit janë false.
Kryetari i SBASHK-ut për Prishtinë, Ahmet Pllana, tha se greva nuk vije nga dëshira e tyre por nga Qeveria që nuk po i plotëson kërkesat e tyre.
“Kjo grevë është organizuar për shkak të obligimeve që nuk i kryen Qeveria, nuk është me vullnetin dhe dëshirën tonë por na ka imponuar për kërkesat tona që nuk po plotësohen”
, tha ai.
Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.