Martin Odegard nuk do të nënshkruajë me Milanin këtë verë pasi mesfushori ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tek Real Sociedad. Norvegjezi është në huazim tek klubi bask pasi kartonin e tij e zotëron Real Madridi.
Odegard ishte një objektiv për kuqezinjtë, me këto të fundit që kanë marrë Teo Hernandezin nga Real Madridi dhe janë në negociata edhe për sulmuesin Joviç.
Gjithsesi “El Mundo Deportivo” raporton se mesfushori ka informuar skuadrën e tij se dëshiron të qëndrojë edhe për një vit tek Real Sociedadi.
Odegard ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 29 ndeshje për ekipin bask.