Dries Mertens ka ndryshuar mendje.
Ylli belg i Napoli, nuk do të largohet nga skuadra e tij gjatë merkatos së verës, përkundër shumë zërave që e shihnin larg ‘San Paolo’.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Mertens ka refuzuar mundësinë e kalimit te Chelsea.
Lojtari do të nënshkruajë kontratën e re me Napoli, dhe kjo pritet të ndodhë gjatë javës tjetër.
Mertens ishte në mesin e lojtarëve më të përfolur së fundmi, me emrin e tij që lidhej edhe me Inter.