Merret masa për dy efektivët e Policisë Rrugore të cilët rikthenin patentat kundrejt parave, lihen në burg Lika dhe Picaku

0
Gjigandi

 

Dy efektivët e Policisë Rrugre, Amarildo Lika dhe Elio Picaku të cilët kundrejt 500-1000 eurove, rikthenin patentat e bllokuara, do qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë, ate te ‘arrestit me burg’ ndaj dy policëve. Referuar dosjes janë 8 raste që janë dokumentuar me prova ligjore që i implikojnë efektivët në këtë skemë korruptive.
Në një rast korruptimi është zbuluar nga aplikacioni Tik-Tok. Në këtë episod shtetasja me inicialet B.D, ndan me ndjekësit e saj në tik tok, lajmin e pezullimit të patentës për 3 muaj. Eduart Caka, i cili ka parë në rrjetij social këtë fakt, i ka shkruar në privat. Ai, i lë takim dhe i thotë se do ia zgjidhte një mik i tij, përkundrejt 70 mijë lekëve të rinj dhe do ja kthente patentën.
“Nëse e ke gjobë dore ma ço t’ia çoj atij tipit, se i shkruajta direkt më tha ma nis gjobën, na bën punë ajo fleta pz.” Pasi shtetësja bën gati lekët dhe ia dorëzon, brenda pak ditësh i rikthehet patenta në një hotel në periferi të Tiranës.
Një tjetër episod është komunikimi mes një personi që i ishte hequr patenta dhe një tjetri i cili futet ndërmjetës me efektivin e policisë, Elio Picoku i cili kërkonte 900 euro, por nuk pranonte të identifikohej. Revi Osmani, ndërmjetësi me policin Picoku i shkruan një qytetari se çmimi ishte në fakt 1000 euro, por ishte dakortësuar për 900 euro.
E gjithë skema e abuzimit dhe korrupsioni në rradhët e policisë rrugore u zbulua pas procedimi ndaj një tjetër punonjësi policie, Eduart Cakës dhe shtetasit Alkid Ndreu vitin e kaluar. Në dosjen hetinore thuhet se nëse patenta ishte pezulluar për 3 muaj rimarrja e saj kushtonte 500 euro, ndërsa për 6 muaj 1000 euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu