Meta: Partia e Lirisë, mbështetja për çdo qytetar që vuan pasojat e regjimit kriminal

0
Gjigandi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se kjo forcë politike do jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.

Sipas Metës grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve.

Ai shtoi se PL do jetë mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi kriminal dhe çnjerëzor.

“Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.
Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve tanë. Ne do të jemi mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi kriminal dhe çnjerëzor”, shkroi ai

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu