Shkrumbohet një automjet pasditen e kësaj të shtune në autostradën Fier-Vlorë.
Makina me drejtues shtetasin E. D. ishte në lëvizje kur shpërtheu në flakë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.