Merkel: E paqartë nëse BE do të miratojë planin e fondit të rimëkëmbjes këtë javë

0
Gjigandi

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fond rimëkëmbjeje nga COVID-19 dhe një buxhet shumëvjeçar gjatë një samiti këtë javë, duke pasur parasysh se mbeten ende mosmarrëveshje.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen fizikisht të premten dhe të shtunën për të arritur një kompromis për një paketë stimuluese shumë-miliarda dollarëshe të propozuar nga Gjermania dhe Franca. Debati ka qenë i lidhur me një diskutim për buxhetin afatgjatë të bllokut prej 27-vendesh anëtare.
Kancelarja Merkel foli me gazetarët gjatë vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Kalanë Meseberg – shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, në veri të Berlinit, ku të dy zhvilluan bisedime. Ajo tha se pozicionet janë ende shumë larg për të bërë parashikime se si do të zhvillohen negociatat.
Merkel tha se ajo që është e rëndësishme është qëllimi i marrëveshjes. “Ajo që duam tani, fondi i rimëkëmbjes ose programi i gjeneratës tjetër të BE-së, duhet të jetë diçka e veçantë. Sepse detyra në fjalë është e madhe, dhe për këtë arsye përgjigjja duhet të jetë gjithashtu e madhe,” tha ajo.
Njoftimet italiane të lajmeve cituan kryeministrin Conte të ketë thënë se BE-ja duhet të ofrojë “zgjidhje, jo iluzione dhe frikë”.
Pjesa më e madhe e parave të paketës stimuluese do të shkonin për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga koronavirusi, dhe ndikimet e tij ekonomike, në vende si Italia dhe Spanja. Disa vende që janë konservatore karshi parametrave fiskalë të BE-së e kundërshtojnë planin francezo-gjerman, sepse kjo do të kërkonte për herë të parë, marrjen e një borxhi nga ana e bllokut në tërësi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu