Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar në muzikën hip-hop.
Ajo së fundmi ka performuar në një koncert në Vjenë, ku ka argëtuar shqiptarët e diasporës që ndodhen atje.
Teksa janë publikuar fotografi dhe video nga ky koncert – një ngjarje e pakëndshme mes tjerash mori vëmendjen në rrjetet sociale.
Melinda gjatë koncertit në Vjenë (Foto: Instagram)
Bëhet fjalë për një moment ku reperja me prejardhje nga Mitrovica i zgjatë dorën turmës së fansave për t’i përshëndetur ata, por ata e tërheqin.
Duke ia mbajtur dorën peng për pak sekonda dhe duke mos e lejuar të lëvizë lirshëm, reperja Ademi u detyrua që t’ua bëjë me dije truprojave të sigurimit për t’i dalë në ndihmë.
Melinda gjatë koncertit në Vjenë (Foto: Instagram)
Në video mund të shihet se si truprojat afrohen në skenë te turma e fansave, duke shikuar me nervozizëm pas momentit kur ata e lëshuan dorën e rap-artistes.
Pak sekonda pasi mori veten nga ngjarja e pakëndshme, Melinda vazhdoi me interpretimin e këngës “X5”, të cilën po interpretonte në momentin kur u shënua incidenti.
/abc24.al/