Melania insiston se “është një burrë i vërtetë” kur pyetet për intimitetin me Donald Trump

0
Gjigandi

Melania Trump i dilte gjithmonë në mbrojtje Donald në bisedat me miqtë kur ata përmendnin thashethemet se kishte penis të vogël, thuhet në pjesë të reja të librit të fundit mbi çiftin presidencial.

Autobiografia e pautorizuar nga Mary Jordan, thotë se kur Melania e Donald ishin ende të dashur, ajo i dilte në mbrojtje duke thënë “Mos thuaj kështu, ai është një burrë i vërtetë”, kur miqtë e tyre bënin shaka se ish-ndërtuesi kishte “burrëri të vogël”.
Libri thotë se shakaja në fjalë është bërë gjatë një bisede me fotografin Matthew Atanian dhe një tjetër mike të quajtur Edit Molner në fund të viteve 1990-të.
Në pjesët e librit të publikuara nga ‘MailOnline’, Melania mburrej gjithashtu për aprtamentin me pajisje floriri në kullën Trump Tower.
Në lidhje me këtë ajo raportohet se ka thënë: “Oh, është shumë i bukur, me shumë klas. Kështu jetojnë burrat e vërtetë”.
Edhe vetë presidenti Trump ka mbrojtur masën e penisit të tij gjatë fushatës në 2016 kur rivali presidencial Marco Rubio bëri vërejtjen për duart e vogla të Trump.
Trump u përgjigj: “Askush nuk më ka rrahur në duar më parë. Ai tha se nëse duart e mia janë të vogla, diçka tjetër duhet të jetë e vogël, por ju siguroj se nuk ka problem”.
Edhe libri i fundit “Art of Her Deal” (Arti i marrëveshjes) është mohuar nga Shtëpia e Bardhë e cila e ka quajtur “trillim”.
Autorja, gazetare e Washington Post përshtjellon edhe aferat romantike të Trump, të cilat ai i mohon, duke thënë se Melania “nuk ishte në dijeni të dredhive të tij”, siç ishin ato të përfolura në media me aktoren porno Stormy Daniels dhe modelen e Playboy, Karen McDougal.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu