Mehaj takon ish-ministrat e Mbrojtjes

0
Mehaj takon ish-ministrat e Mbrojtjes
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar ish-homologët e tij që kanë udhëhequr me këtë dikaster në qeveritë e kaluara.

Në këtë takim morën pjesë Rrustem Berisha, Haki Demolli e Anton Quni, teksa Mehaj tha se eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe ushtarake është e rëndësishme për proceset aktuale zhvillimore.

“Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”,

ka shkruar Mehaj.

Ai tha se të gjithë në këtë takim ishin të qëndrimit se për interesa nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë, takime të tilla të realizojnë edhe në të ardhmen.

RonaTyra

Kujtojmë se ditë më parë, i pari i Mbrojtjes ka takuar edhe ish-komandantët e FSK-së dhe TMK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu