Meghan Markle ‘pikon’ në diamante – Dukesha e Sussexit shfaqet me aksesorë në vlerë mijëra euro g…

0
Meghan Markle ‘pikon’ në diamante – Dukesha e Sussexit shfaqet me aksesorë në vlerë mijëra euro g…
Gjigandi

Meghan Markle dukej mishërimi i elegancës të shtunën teksa mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus në Hagë.

Dukesha e Sussex-it, 40 vjeçe, tregoi vlerësimin e saj për diamantet verbuese duke vendosur vathë me prerje smeraldi n vesht e saj dhe një koleksion byzylykësh me thumba të ngjashme që mendohet se vlejnë pesë herë më shumë se gjerdani i saj “Cartier” n vler prej 12,800 funtesh (15,400 euro).

Megan gjithashtu veshi një kostum mahnitës ngjyrë krem me vlerë 620 funte (748 euro), teksa u shfaq pranë Princit Harry, 37 vjeç, në rastin e hapjes së Lojërave Invictus, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Meghan e aksesoi pamjen e saj magjepsëse me vathët mahnitës me diamant smeraldi që mendohet se vlejnë shumë më tepër se gjerdani i saj tërheqës “Cartier”, me secilin dukshëm më të madh se unaza e saj e fejesës në vlerë prej 271,000 funtesh (327,000 euro).

Një tjetër nuancë shkëlqimi në pamjen e saj ishte koleksioni i saj i byzylykëve me diamantë, që gjithashtu mendohet se vlejnë më shumë se qaforja e saj luksoze.

Bukuroshja brune i kishte kapur flokët e saj të errëta në stilin topuz, ndërsa doli në skenë për të mbajtur fjalimin e saj përpara se të merrte një puthje në buzë nga bashkëshorti i saj, Princi Harry.

Meghan foli për ‘dashurinë dhe respektin’ e saj për Harryn përpara se të përmendte dy fëmijët e saj të vegjël dhe të thoshte se ajo ‘nuk mund të ishte më krenare se kaq për burrin e saj’.

Çifti mbretëror ecën dorë për dore teksa iu afruan anëtarëve të ekipit dhe u ndalën për një bisedë dhe disa fotografi – përpara se të uleshin në vendet e tyre për të dëgjuar një fjalim nga kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Harry doli në skenë dhe e puthi Meghanin teksa i hoqi mikrofonin nga dora. Ai buzëqeshi gjerësisht ndërsa ajo u kthye në vendin e saj dhe tha: “Faleminderit dashuria ime” – pak pasi ajo i bëri një prezantim të dinjitetshëm burrit të saj në skenë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu