Mega-operacion në Vlorë/ Sekuestrohen 992 kg kanabis, arrestohen 5 persona. Lënda e ndarë në 153 pako

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar në Vlorë së bashku me Guardia di Finanza.

Në një deklaratë për mediat, uniformat blu bënë me dije se në këtë operacion u sekuestruan 992 kg kanabis dhe u arrestuan 5 persona, mes tyre edhe 2 shtetas ukrainas.

Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 153 pako, ku si destinacion final kishte Italinë.

“Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit dhe arrestimin e 3 personave. U bë i mundur identifikimi i personave  me iniciale A.S, S.I, B.Q 19 vjeç. U shpall në kërkim G.L 33 vjeç të katërt banues në Vlorë. Dyshohet se kanë transportuar lëndën narkotike me tre skafe dhe e kanë nisur drejt Italisë. Si rezultat i operacionit ë përbashkët është kapur në ujërat italiane skafi me të cilin u transportua droga e ndarë në 153 pako”, thanë ndër të tjera uniformat blu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu