I shërbejmë me meze dhe kos
Përbërësit:
– 400 gr djathë të grirë,
– 150 gr kaçkavall,
– 100 gr miell,
– 2 vezë,
– 2 thelpinj hudhre,
– kripë,
– piper.
Përgatitja:
Grini djathin në një rende të madhe, më pas shtoni djathin, vezët e plota dhe miellin.
Prisni imët hudhrën dhe e vendosni në një enë bashkë me erëzat.
Përziejini gjithçka derisa të përftoni një masë kompakte, nga e cila do të formoni me duar qoftere të madhësisë së dëshiruar.
Rendisni në një tepsi në të cilën keni vënë letër për pjekje dhe më pas i piqni në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.
Ju bëftë mirë, – transmeton abc24.al.