Me zërin që i dridhej, djali i jep lamtumirën Bujar Nishanit: Im atë me 3 gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, zotin dhe atdheun

0
Gjigandi

Me zërin që i dridhej, djali i Bujar Nishanit ka mbajtur fjalën në ceremoninë mortore në nder të ish-presidentin në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ersi Nishani teksa falenderoi të gjithë të pranishmit, tha se babai kishte 3 gjëra që nuk i negocionte, familjen, atdheun dhe Zotin.

“Të nderuar personalitete, miq të pranishëm, ju falenderoj që keni qenë të pranishëm për të na lehtësuar dhimbjen. Im atë me 3 gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, zotin dhe atdheun, familja i jep sot lamtumirën busullës së saj, atdheu shtetarit dhe Zotit i shtohet një ëngjëll”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu