Me shpejtësi deri në 192 km/h në Rrugën e Kombit/ Pezullohen 60 patenta brenda dy orësh, policia …

0
Me shpejtësi deri në 192 km/h në Rrugën e Kombit/ Pezullohen 60 patenta brenda dy orësh, policia …
Gjigandi

Policia ka ushtruar një kontroll të befasishëm në Rrugën e Kombit për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Blutë bëjnë me dije se janë pezulluar 60 leje drejtim si dhe janë vendosur 105 gjoba për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve makina inteligjente ka konstatuar automjete me shpejtësi nga nga 137 km/h deri në 192 km/h.

Njoftimi i policisë

Vijon monitorimi i qarkullimit me makinën inteligjente, kësaj here në Rrugën e Kombit.

RonaTyra

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues  të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin  me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj  105  drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore të vendit të monitoruara, me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

Drejtues mjetesh, rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj dhe është i barabartë për të gjithë. Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës. Mos fluturoni në rrugë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu