Me municion ushtarak, armë e radio policie; arrestohet i riu me precedent penal

0
Gjigandi

Shtetasi 24-vjeçar me inicialet J.K. ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pushkë, municion luftarak dhe 2 radio të ngjashme me ato të Policisë. I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, në kuadër të planit operacional “Për mbajtjen nën kontroll të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të tjera të kundërligjshme”.

Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”.

RonaTyra

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu