Duket se koha për të zhvilluar triologjinë mes dy prej ikonave të arteve marciale mikse ka ardhur. Bëhet fjalë për sfidën e tretë mes Conor McGregor dhe Nate Diaz.
Duke qenë se Khabib Nurmagomedov do të duelojë ndaj Justin Gaethje, për të unifikuar titullin kampion në peshën e lehtë, janë rritur shanset që Diaz e McGregor të përballen sërish mes tyre. Sfidë që mund të zhvillohet në “Ishullin e Dueleve” këtë verë.
Pas eventit UFC-249, në rrjetet sociale ata kanë thumbuar njëri-tjetrin në distancë, disa batuta që lënë të mendosh se janë pranë marrëveshjes. Kjo nënkuptohet nga postimi i irlandezit.
“Mbyll kapakun e syrit dhe nënshkruaj kontratën”, shkruan Conor McGregor
Dy sportistët kanë dueluar dy herë më pas mes tyre, me Diaz që fitoi me “KO teknik” sfidën e parë. Ndërsa irlandezi triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve në sfidën e dytë.