Është mbytur një 76-vjeçar në plazhin e Velipojës, duke shënuar kështu edhe viktimën e parë nga mbytja për këtë sezon në Velipojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe viktima është identifikuar si Martin Gjini, 76 vjeç nga Gjakova, Kosovë.
Sipas informacioneve të para, Gjini ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke notuar.