Ka përfunduar derbi mes Napolit dhe Milanit.
Napoli dhe Milan kanë luajtur baras me rezultatin 2-2 në derbin e xhiros së 32-të në Serie A.
Milan kaloi i pari në avantazh me anë të Theo Hernandez, kurse Di Lorenzo barazoi shifrat, për ti dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Napoli kaloi në avantazh me goline Dries Mertens në minutën e 60-të, por festa e tyre zgjati vetëm 13 minuta, pasi Kessie barazoi rezultatin nga pika e penalltisë.
Milan mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Saelemaekers mori dy kartonë të verdhë brenda dy minutave lojë.
Napoli mbetet në vendin e gjashtë me 52 pikë, dy më shumë se Milani që ndodhet një pozitë më pak.