Mbledhja e qeverive, ministrat shqiptarë: Koha që vendet të kenë dy ushtri, nevoja për qendër kërkim-shpëtimi

0
Gjigandi

Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

Lajmi është konfirmuar nga ministrat e mbrojtjes Armend Mehaj dhe Niko Peleshit në mbledhjen mes dy qeverive shqiptare, ku u shprehen se ka ardhur koha që dy vendet të kenë dy ushtri të forta për të mirën e rajonit.

Armend Mehaj: Ne themi kur është Kosova mirë është edhe Shqipëria mirë, por tani ka ardhur koha të kemi dy ushtri të forta për të mirën e rajonit dhe të vendit.

Peleshi: Siç e tha Armendi për shkak të  agresionit rus në Ukrainë ne e kuptojmë që rajoni ynë është i brishtë dhe e kuptojmë rolin  e misionin që kemi për të luajtur në forcimin e bashkëpunimit dhe të mbrojtjes. Për këtë arsye kemi intensifikuar kontaktet dhe aktivitet e përbashkëta. Sa i përket marrëveshjes specifike, mbrojtja civile është një fushë shumë e rëndësishme ndërmjet dy ministrive tona. Dua ta falenderoj dhe një herë Kosovën për tërmetin e nëntorit. Edhe pse u bë një ngjarje e vjetër është e paharrueshme për ne. ne sot kemi një marrëveshje specifike në fushën e kërkim-shpëtimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu