Pas mbledhjes pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka thërritur në një tjetër takim Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD-së. Berisha ka mbërritur në selinë blu ku është pritur nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e tij.
Pavarësisht prezencës së mediave, Berisha nuk pranoi që të japë një prononcim. Mbledhja ishte njoftuar për të nisur në orën 20:00.
Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.
Ai theksoi edhe njëherë se do të garojë për kryetar partie, duke ftuar çdo demokrat që dëshiron të kandidojë.