Për katër ditë, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kishte 73 lindje.
18 prej tyre u kryen me operacion, thotë raporti i punës.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për të dy gjinitë, numri i foshnjave është i njëjtë: 38 foshnje femra dhe 38 meshkuj.
Sipas raportit të punës për tri ditët e fundit të javës së shkuar dhe për të hënën e kësaj jave, tri lindje u regjistruan me binjakë.