Mbi 200 milionë euro humbje

0
Gjigandi

Tottenhan Hotspur merr 175 milionë funta kredi nga Banka e Anglisë, për t’i ndihmuar me gjendjen financiare deri në vitin e ardhshëm, transmeton Insporti.

Ky veprim vjen në masë të madhe nga dëmet financiare të shkaktuara nga kriza e coronavirusit.

Klubi parashikon një humbje që kap shifrën 200 milionë euro, nga fillimi i karantinës deri në qershor të vitit 2021.

Trajneri Jose Mourinho ka deklaruar ditë më parë se “ekipi i tij nuk do të shpenzojë lumenjë me para”, në afatin kalimtar të verës, dhe se kredia nuk do të përdoret për blerjen e lojtarëve.

Përvec ndeshjeve të futbollit, Tottenham janë goditur edhe nga fitimet e humbura në eventet që ishin parashikuar të mbaheshin në stadiumin e tyre të ri.  Meçi i Anthony Joshua për kampion bote ndaj Pulev, Anglia ndaj Australisë në Ragbi, koncerte nga Guns n Roses dhe Lady Gaga, të gjitha janë anuluar për shkak të coronavirusit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu