Ka mbërritur kryeministri Edi Rama në tryezën e Këshilli Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama.
Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë ato se çfarë do diskutohen.
Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha është në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.
Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.
Lajmi në përditësim…
Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/17/mirepresim-bashen-dhe-kryemadhin-ps-te-henen-mblidhet-keshilli-politik-do-jete-edhe-rama/
Zbardhet agjenda e Lulzim Bashës në Kosovë/ Takime me krerët më të lartë
Burimi: top-channel.tv