Një ‘dëm kolateral’ i vogël për Kylian Mbappé pas rinovimit me Paris Saint-Germain, i cili do t’i garantojë atij një angazhim me parizienët deri në vitin 2025.
Vendimi për të vazhduar të luajë nën hijen e Kullës Eiffel në fakt i ka kushtuar atij humbjen në pak kohë të mbi 350 mijë ndjekësve në Instagram.
Profili i sulmuesit francez ka shkuar nga 71.6 në rreth 71.2 milionë ‘ndjekës’, siç theksojnë spanjollët e ‘El Chiringuito Tv’, duke nënvizuar kështu se si “madridizmi shkon përtej Mbappe”.
Në fakt, shumë tifozë të Real Madridit ishin të zhgënjyer nga mosardhja e 23-vjeçarit francez, rinovimi i të cilit me Paris Saint-Germain indinjoi edhe La Liga-n, e cila tha se ishte gati të raportonte klubin e Nasser Al-Khelaifi në UEFA.
Vendimi i Mbappe në të njëjtën kohë ka ndezur ironitë e tifozëve kundër Madridit duke filluar nga Hristo Stoichkov, ish-sulmuesi i Barcelonës, i cili ironizoi rivalët e përjetshëm në rrjetet sociale duke e përcaktuar si një “zgjedhje të Topit të Artë” atë që bëri ylli parizian.
23-vjeçari, menjëherë pas shpalljes së rinovimit në “Parce des Princes” shënoi një ‘hat-trick’ në ndeshjen e fundit të kampionatit, të fituar 5-0 ndaj Metz.