Maturantët protestë në Shkodër, paralajmërojnë bojkotim të provimit të ardhshëm! – VIDEO

0
Gjigandi

Dhjetëra maturante të Shkodrës protestojnë kundër provimit të Gjuhë-Letërsisë.

Sipas tyre testi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor. Ata paralajmërojnë bojkotim të provimit të ardhshëm nëse Ministria e Arsimit nuk tërhiqet.
“Protesta sot kishte si qëllim me mbledh maturantë sepse ishte një gënjeshtër që na dha Ministria e Arsimit se do të bëhen shumë lëshime për provime, gjë që ishte shumë e pavërtetë. Më vjen keq që jemi pjesë e këtij sistemi të kalbur edhe kur vjen puna tek arsimi, tek puna ose çfarëdolloj fushe. Nuk është e drejtë kjo gjë që po u bëhet maturantëve dhe nuk është e drejtë që zonja që doli aty në televizion dhe foli me të madhe dhe tha se “nuk do të ketë rivlerësim të testit, pasi asnjë nxënës i ekselencës nuk do ta dinte se çfarë do të bënte Turi, si do i shmangej”. Nuk është e drejtë që të penalizohen studentët për dy tre pyetje logjike.
Të pyetur se çfarë kërkojnë maturantët nga kjo protestë, përgjigjja është:
“Ne kërkojmë drejtësi për provimet, për arsim për çfarëdolloj fushe. Të bëhet ajo që flitet”, duke shtuar se do të mbështesin protestën e maturantëve në Tiranë, të cilët kanë deklaruar se nuk do të futen në provimin e radhës nëse nuk do të tërhiqet Ministria e Arsimit.

“Një bojkotim i provimeve do të jetë më mirë se këto protesta”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu