Mat/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen dy adoleshentë

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Mat, pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza.

Shtetasit me iniciale shtetasit A. Ll., 19 vjeç dhe E. K., 18 vjeç., janë kapur me një sasi lënde kanabis, të cilën e kishin bërë gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Mat / Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Xibri”. Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetet e Burrelit dhe Klosit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Postën e Policisë Klos, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, të koduar “Xibri”. Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor “Rruga e Arbrit”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ll., 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K., 18 vjeç, banues në Burrel.

RonaTyra

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu