Masakra në Ukrainë/ Olta Xhaçka dënon sulmet ruse ndaj civilëve

0
Masakra në Ukrainë/ Olta Xhaçka dënon sulmet ruse ndaj civilëve
Gjigandi

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj sulmeve në Kramarosk ku mbetën të vrarë mbi 50 civilë. Xhaçka dënon sulmet e ushtrisë ruse dhe thotë se këto krime ndodhën vetëm një ditë pasi Rusia u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Ajo thotë se ky nuk është një rast i izoluar, ndërsa i bën thirrje botës që të bashkohet për të dënuar luftën dhe mizoritë ilegale që po kryhen nga regjimi kriminal i Putinit.

“Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus.

Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë. Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore, ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë”,

shkruan Xhaçka në Twitter.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu