Një marërveshje e vështirë, u vulos me firmën e 4 negociatorëve të Këshillit Politik Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri para dëshmitarëve ndërkombëtarë.
Rudina Hajdari hezitoi të hedhë firmën e saj por garancia e marrë nga ndërkombëtarët e ka bindur edhe atë në momentin e fundit. Drafti me 12 pika i dakortësuar nga Komisioni Europian duket se është zemra e reformës zgjedhore pasi parashikon gjithë hallkat e administrimit zgjedhor, nga komisionet zgjedhore, Komsionini Qendror i Zgjedhjeve e deri tek hallka e fundit që është ankimimi zgjedhor.
Në zgjedhjet e vitit 2021 do të aplikohet teknologjia ndërsa do të ruhet formula aktuale politike e komisioneve zgjedhore, pasi palët nuk arritën të gjenin dakortësi për depolitizimin e administratës zgjedhore. KQZ riformatohet me një strukturë të re ndërsa numri i anëtarëve do të jetë 5. Kryetari do të zgjidhet me konsensus ndërsa nënkryetari do vijë nga radhët e opozitës. Kolegji Zgjedhor i formatuar do vijojë shqyrtimin e ankimimeve por me një përbërje të re prej 5 anëtarësh të vetuar.
Pas negociatave maratonë të ndërkombëtarëve herë në terror shqiptar e herë në territor amerikan, këtë të premte u mbyll një marrëveshje e rëndësishme por jo puna e Këshillit Politik e cila do vijojë me përmbylljen e teknikaliteteve për t’i hapur rrugë fazës së dytë të reformës zgjedhore.
Shkruar nga: top-channel.tv