Marget sot 1 vjeç! Getoari bën dedikimin prekës: Jeta e babait, me ty linda për së dyti..

0
Gjigandi

Marget, vajza e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës sot feston ditëlindjen e parë. Nëse mendoni se dedikimin më të bukur në rrjetet sociale ia ka bërë moderatorja, gaboheni. Ka qenë reperi ai i cili i ka kushtuar fjalët më të bukura vajzës së tij.

“Jetae babait, kur erdhe në jetë ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tënde engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me të gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jetë gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditelindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur, Engjëlli im!”
Sa i përket Marinës deri më tani, ajo nuk ka bërë asnjë urim publik për ditëlindjen e parë të vajzës së saj.

Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.

“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- u shpreh ajo.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu