Shpërthimi në Stamboll, këngëtari i njohur zbulon se do të dilte të shëtiste në vendin e ngjarjes: Shyqyr Zotit që…

0
Gjigandi

Këngëtari i njohur Gena ka dhënë së fundmi një intervistë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Ai bëri me dije se ndodhet në Stamboll. Rikujtojmë se një ditë më parë një shpërthim i një bombe vrau 6 persona si dhe la të plagosur 81 të tjerë.

Gena tregoi se ndodhej një kilometër larg vendngjarjes. Jo vetëm kaq por ai zbuloi ndër të tjera edhe një detaj të frikshëm. Këngëtari kishte planifikuar që dje të shëtiste në sheshin “Taksim” së bashku me gruan e tij, por fatmirësisht ndërruan plan.

Pjesë nga biseda e këngëtarit të njohur ne studio:

Gena: E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara ne në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shopping.

Megi Latifi: Tek sheshi “Taksim”.

Gena: Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër.

Aldo: Po pra po. Të ruan Zoti vëlla, e shikon? Po tani situata aty, është gjendje si e nderë?

Gena: Gjendja këtu nuk ndihet se ka një jetë normale, por ajo që ka ndodhur aty i përket asaj zone dhe jeta vazhdon si zakonisht si në çdo vend këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu