Marchisio e këshillon Vidalin t’i bashkohet Interit

0
Gjigandi

Marchisio beson se Vidal do ta ndihmonte shumë Interin

Claudio Marchisio beson se ish shoku te Juventusi, Arturo Vidal, do t’i “jepte shpirt’ mesfushës së Interit, derisa lavdëroi Antonio Conten që e ka përmirësuar ekipin.

Ylli i Barcelonës është duke u lidhur me një transferim në San Siro, derisa thuhet se ka pasur negociata në janar dhe tani kanë nisur sërish.

“Do të doja ta shoh atë në Inter”, tha Marchisio për Radio 24.

“Arturo është lojtar i shkëlqyer dhe do t’i jepte shpirt mesfushës së Interit”.

RonaTyra

“Ai po bën mirë në Barcelonë, është tip lojtari që gjithmonë do ta dëshironit në anën tuaj, ashtu siç ka thënë Conte shpesh”.

“Unë mendoj se Conte 100 për qind e ka ‘përqafuar’ projektin e Interit”, vazhdoi Marchisio.

“Me të, Inter bëri një hap shumë të rëndësishëm përpara në krahasim me vitet e fundit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu