Shkarkohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda i cili se fundi eshte lakuar ne rrjetet sociale per postimin e tij me fjalor banal, fyes dhe denigrues. Lirimi nga detyra është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shkak të fjalorit të ulët në rrjetet sociale. Por ne nje reagim ne lidhje me ceshtjen, ka qene vete Aurel Voda qe ka kerkuar ndjese.Reagimi i plotë i Vodës:JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prinderit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.
Ballina Lajme Shqip Manastirliu shkarkon burrin e zv/ ministres! Aurel Voda: Kerkoj falje pasi leshova...