Tre javët e fundit në vendin tonë numri i rasteve të reja rritet dita-ditës. Edhe numri i vdekjeve është rritur, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3 të vdekur.
Për të folur për këtë situatë, në Open në Top Channel është e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se pritej një rritje e numrit të rasteve pasi nisi hapja. Gjithashtu ministrja u ndal edhe tek strategjia për të menaxhuar krizën.
“Po mos të kishim ne një strategji, situata nuk do të përballohej me sukses. Ne kishim strategji për dyfishimin e kapaciteteve në spitale. Tani po rrisim sërish kapacitetet. Brenda kësaj jave vijnë edhe 90 respiratorë të tjerë”- tha Manastirliu.
Burimi: top-channel.tv