Manastirliu: Kemi gati skenarët për mbrojtjen e qytetarëve, Paketa e rezistencës mbështet 576 mij…

0
Manastirliu: Kemi gati skenarët për mbrojtjen e qytetarëve, Paketa e rezistencës mbështet 576 mij…
Gjigandi

Objektivi parësor i qeverisë, teksa në vjen po ndihen pasojat e luftës në Ukrainë, është mbrojtja e qytetarëve, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në fjalën e saj këtë të enjte në kuvend.

Manastirliu tha se 576 mijë qytetarë do të mbështeten nga paketa e rezistencës sociale, teksa theksoi se bordi transparencës nuk do të lejoj kostot abuzive në xhepat e qytetarëve.

“Paketa e Rezistencës Sociale është një mburojë e cila u hartua në një kohë rekord nga qeveria për të zbutur impaktin e pasojave që dalëngadalë po merr përmasa globale. Kjo situatë është jo e lehtë. E ndërkohë që ne nuk kemi shumë dorë përsa i përket luftës në Ukrainë që urojmë të marrë fund sa më pare. Ne kemi në dorë të hedhim hapa konkretë për të bërë sa më pak të ndjeshme këtë situatë jo të lehtë tek njerëzit. Paketa e rezistencës sociale mbështet 576 mijë qytetarë të këtij vendi, të cilët për tre muajt e ardhshëm do të kompensohen për rritjen e çmimit për produktet e shportës të shkaktuar prej rritjes së çmimeve të tregjeve ndërkombëtare”, deklaroi Manastirliu.

Paketa e rezistencës sociale mbështet 576 mijë qyetetarë, të cilët për tre muajt e ardhshëm do të kompensohen për rritjen e çmimit për produktet e shportës, thotë Manastirliu.

Qeveria ka vendosur që për 3 muajt e ardhshëm një paketë ndihme prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për 3 muaj radhazi për mbështetjen për rritjen e çmimeve të shportës. 202 mijë pensionistët që përfitojnë, 43 mijë pensionistët që jetojnë vetëm, 66 mijë personat që përfitojnë pensione individualiteti, mbi 52 mijë persona me aftësi të kufizuar, mbi 6 mijë e 100 individë paraplegjik dhe tetraplegjik, mbi 12 mijë të verbër dhe mbi 64 mijë familjet që përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu