Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria do e mbaj premtimin e dhënë ndaj mjekëve dhe infermierëve për rritjen e pagave edhe pse sipas saj vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.
Gjatë punimit të Kongresit të PS-së, Manastirliu ka deklaruar se dy mandatet e para të qeverisë Rama pagat për mjekët dhe infermieret janë rritur me 63 %, ndërsa deri në fund të mandatit të tretë pagat do shkojnë deri në 40 % rritje.
Ajo u zotua se pagat do fillojnë rritjen e premtuar që nga 1 korriku
. “Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët.
Do vijojmë ti rrisim pakat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë.
Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rritem me 40% dhe nuk do ndalemi këtu sepse autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin spitalor në vend do mundësojë që stafet tona ta paguhen sipas performancës, por nga ana tjetër ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve dhe ne duam që të eliminojmë çdo praktikës abuzive dhe korruptive në sistemin spitalor dhe autonomia spitalore do ndikojë në eliminim e çdo abuzimi. Por thënë kjo nuk kemi përfunduar, kemi shumë për të bërë”,
theksoi Manastirliu.