Chelsea ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA dhe ka siguruar kalimin në finale, ku i pret Arsenali.
Blutë e Londrës kanë qenë superior ndaj Djajve të Kuq në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në stadiumin mitik Wembley.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Olivier Giroud (45+), Mason Mount (46’) dhe autogol nga Harry Maguire (74’) për Chelsean, ndërsa Bruno Fernandes (85’) për Unitedin.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte talenti Mount, i cili pas golit të shënuar dhe paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit ishte 5.8 dhe shkoi për lojtarët e Unitedit: Maguire, Victor Lindelof, Marcus Rashford dhe Brandon Williams.
Man Utd:
Chelsea: