Pasi e huazoi në janar te Estudiantes në Argjentinë, Manchester United po negocion për shitjen finale të mbrojtësit argjentinas Marco Rojo, për të cilin shpenzoi rreth 20 milionë euro 6 vite më parë, në verën e 2014-ës.
Ndonëse iu bashkua “djajve të kuq” me bujë, 30-vjecari argjentinas nuk arriti të shndërrrohet në një titullar në “Old Trafford” dhe kjo duket qartë nga numri i ndeshjeve që ka vajtur, vetëm 76 ndonëse ka qëndruar për 5 sezone e gjysmë në Manchester.
Drejtuesit e Manchester United do të donin të përfitonin një shifër prej rreth 10 milionë eurosh për kartonin e mbrojtësit, ndërsa drejtuesit e Estudiantes nuk ofrojnë më tepër se 5 milionë euro, por marrëveshja mund të arrihet për një shifër të mesme.