Man City me mendje te Real Madrid, rikthehet sulmuesi kryesor

0
Gjigandi

Lajme të mira për Man City në prag të ndeshjes së kthimit në Champions League ndaj Real Madrid.

Në kampionat skuadra e drejtuar nga Guardiola ka mbyllur të gjitha llogaritë e për këtë arsye e gjithë vëmendja është përqendruar në Champions.

Lajmi pozitiv është se për ndeshjen e 7 gushtit ndaj madrilenëve, City do të ketë gati edhe sulmuesin kryesor, Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas mungon prej një muajsh, por Guardiola është shprehur se do të jetë në fushë në Champions. Man City ka fituar ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa kërkon të kalojë në turin tjetër edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Real Madrid që është shpallur kampion në La Liga.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu